Kryeministri Edi Rama ka shprehur një reagim të fortë në lidhje me deputetin Agron Shehaj
, pas akuzave që ky i fundit përballet për marrjen e një dokumenti të klasifikuar.
Në postimin e tij, Rama e ka quajtur Shehajn me terma të rreptë, duke e krahasuar me figura historike si “ballistët” dhe duke përdorur një ton ironik për mënyrën se si ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes.
Ai ndan gjithashtu dyshime mbi kapacitetin e institucioneve të drejtësisë për të vepruar sipas rregullave ligjore në këtë situatë, ndërsa përmend një incident të veçantë që ndodhi gjatë arratisjes së Shehajt, duke shfaqur keqardhje për një vajzë të pafajshme që gjeti veten në situatë rreziku, dhe duke falënderuar Zotit që ajo mundi të shpëtojë pa pasoja të rënda.
Rama: Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.
Rama shpreh shpresën, edhe pse me skepticizëm, që prokuroria të veprojë siç është parashikuar nga ligji për këtë rast dhe ta ndëshkojë këtë individ, të cilin e përshkruan si një vjedhës të mbushur me urrejtje, ndihmues i institucionalizuar i panikut që çoi në rrezik një vajzë të pafajshme, duke theksuar se është falenderues që ajo shpëtoi pa dëme të rënda.




