SOECZ

Tjetër tërmet i fortë godet vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar të enjten, në orën 18:50, në zonën e Kali Limenes, në ishullin e Kretës.

Sipas të dhënave epiqendra e lëkundjes është lokalizuar rreth 30 kilometra në jug të qytetit Heraklion, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në rreth 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të ishullit, përfshirë edhe pranë zonës së Kali Limenes, por deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet lokale po vijojnë monitorimin e situatës.