SOECZ

U bë baba për herë të dytë, zbulohet EMRI I VECANTE që Princ Leka ka zgjedhur për djalin e tij!

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali këtë të premte, 10.07.2026.

Gjithashtu është zbuluar edhe emri i vogëlushit, teksa çifti ka vendosur t’a quaj Aleksandër.

Sipas informacioneve, vogëlushi lindi rreth orës 05:30. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, mëson se si nëna ashtu edhe foshnja raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan martesën në një ceremoni private.

Për Princ Lekën, Aleksandri është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu babai i Geraldinës, vajzës nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.