Përvoja e tij në ambientet e shtëpisë më të ndjekur në vend ka marrë një kthesë të papritur
pas deklaratës së bërë nga ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”. Fjalët e tij kanë ngjallur kureshtje të madhe në lidhje me atë çka ndodhi realisht gjatë qëndrimit në atë shtëpi.
Në një bashkëbisedim për “Artistët Shqiptarë”, pyetjet ndaj Edit u fokusuan tek jeta e tij private dhe nëse mes tij dhe dikujt tjetër kishte ndodhur diçka më shumë sesa thjesht miqësi.
Ai konfirmoi pa hezitim se pati një shkëmbim intim me ish-konkurrenten Bia Khalifa, me të cilën kishte shfaqur afërsi të dukshme gjatë ditëve të tyre në reality show.
“Po, me Bian. Edhe fatkeqësisht për mua nuk është transmetuar”, u shpreh Edi duke përdorur tonin e tij karakteristik humoristik.
Kjo thënie ka ngritur pikëpyetje të shumta, duke qenë se asnjë skenë e tillë nuk u bë pjesë e materialeve të shfaqura për publikun gjatë transmetimit të programit.
Përtej fjalëve të Edit, mungojnë provat që mund të vërtetojnë këto pretendime, e po ashtu mbetet e paqartë pse këto pamje, nëse ekzistojnë, nuk u përfshinë në montazhin final.
Lidhja mes Edi dhe Bias, e cila u zhvillua gjatë kohës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, tërhoqi vëmendje të gjerë dhe u diskutua gjatë, si nga pjesëmarrësit e tjerë në shtëpi, ashtu edhe nga audienca.

Tani, sytë janë kthyer nga Bia Khalifa dhe ekipi i produksionit për të parë nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar ndaj këtyre pretendimeve të fundit.





